Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për prostitucion në Fier

    “Marta Kos foli qartë”/ Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

    Vr*sja në Mirditë/ Familjarët e viktimës: S’kemi konflikte me askënd, nuk e kemi parë të shqetësuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Biznesi i ar*ëve po lulëzon

    June 16, 2026

    Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës (ILA) në Berlin këtë vit po thyhen rekorde. Arsyeja kryesore është industria e mbrojtjes dhe armatimit.

    Kur dhe si do të jenë në gjendje avionët të fluturojnë në mënyrë neutrale ndaj klimës dhe pa gjurmë kondensimi? Si duket Phobos (mjet për kërkime hapësinore), me të cilin studiuesit evropianë të hapësirës planifikojnë të shpojnë një vrimë dy metra të thellë në Hënë dhe Mars, në vitin 2028? Pyetje të tilla marrin përgjigje në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionitdhe Teknologjisë Hapësinore (ILA), një nga panairet më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Ai u zhvillua nga 10 deri më 14 qershor në Berlin.

    Në ILA, kriza që përjetoi aviacioni civil për shkak të luftës me Iranin mezi ndihet. Konkretisht, në të gjithë botën flitet për çmimet e larta të naftës dhe mungesën e vajgurit. Çmimet e biletave të avionit po rriten ndërsa fluturimet po anulohen. Organizatorët e panairit, megjithatë, festojnë “ILA-n e rekordeve”, siç deklaroi në hapje Michael Schöllhorn, President i Shoqatës së Industrisë HapësinoreGjermane.

    Ndërsa 600 ekspozues nga 31 vende morën pjesë në vitin 2024, këtë vit kishte më shumë se 750 nga 37 vende. Hapësirat e ekspozitës nga të gjitha sallat janë “rezervuar që nga nëntori”, tha Schöllhorn.

    Dronë zbulues që mbahen rreth qafës
    Industria e mbrojtjes është në qendër të vëmendjes. Bota po armatoset me shpejtësi. Në kohë lufte dhe kërcënimesh globale, kjo industri po ecën më mirë se kurrë. Theks i veçantë i vihet sistemeve pa pilot, veçanërisht dronëve. Ajo që dikur ishte një hobi dhe argëtim tani është një industri me vlerë miliarda euro.

    Në të ashtuquajturin “Kafaz Droni”, një kafaz i rrethuar nga rrjeta, një ushtar i Bundeswehr-it drejton një dron të vogël zbulues të quajtur “Black Hornet 4”. Droni merr imazhe me cilësi të lartë dhe mund të zbulojë burime nxehtësie në tokë. Është aq i vogël sa pas demonstrimit zhduket në kutinë që piloti mban rreth qafës.

    Theks i konsiderueshëm në aplikimin luftarak i vihet dronit më të madh të përfaqësuar nga ndërmarrja e përbashkët gjermano-ukrainase Quantum Frontline Industries. Ky model mund të fluturojë deri në 20 kilometra dhe të mbajë një ngarkesë që peshon deri në katër kilogramë. Hedhja e eksplozivëve tregohet duke përdorur imitime plastike. Është e qartë se përvoja nga lufta u përfshi në zhvillimin e saj. Kompania e teknologjisë së lartë Quantum Systems nga Mynihu, e cila u themelua në vitin 2015, luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e forcave të armatosura ukrainase.

    Ndryshimet në sektorin e mbrojtjes janë gjithashtu qartë të dukshme në ILA: kompanitë e reja dhe të afta shpesh udhëheqin në zhvillimin e dronëve dhe zbatimin e inteligjencës artificiale. Ato janë të përfaqësuara mirë në panair.

    Kompanitë e zhvillimit të mbrojtjes (start-up) Helsing dhe Stark Defense, kanë marrë tashmë porosi të mëdha nga Bundeswehr për dronë luftarakë, të ashtuquajturit “municion të lëvizshëm”. Këto kompani promovuan sisteme shtesë pa pilot me funksione autonome në panair, të cilat ka të ngjarë të luajnë një rol gjithnjë e më të madh në skenarët e ardhshëm të luftës.

    Kompanitë civile duan një pjesë të tortës

    Për shkak të buxhetit të mbrojtjes gjermane në rritje të madhe – i cili duhet të arrijë në 108 miliardë euro vetëm këtë vit – duan të përfitojnë edhe kompanitë nga sektorë krejtësisht të ndryshëm ekonomikë.

    Midis tyre është kompania tradicionale Heidelberger Druck, aktiviteti kryesor i së cilës është prodhimi i makinave të shtypjes. Ajo tani ofron sisteme mbrojtëse kundër dronëve.

    “Ne po kërkojmë një mbështetje tjetër për biznesin sepse tregu klasik është i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërive”, tha për DW Matthias Rößling, drejtues i fabrikës së kompanisë në Brandenburg. Ai shpjegon se tregu i mbrojtjes në shumë fusha është “ende i nënshfrytëzuar”.

    Kompania Diehl Defense prezantoi versionin e ri të sistemit të saj të mbrojtjes kundërajrore “Iris-T”. Ky sistem nuk përdoret vetëm nga Bundeswehr, por është shumë i kërkuar edhe në tregun ndërkombëtar. Porositë janë në proces, thonë ata nga kjo kompani, dhe deklarojnë se planifikojnë të investojnë deri në 1.5 miliardë euro në ndërtimin e vendeve të prodhimit, sallave të reja të prodhimit dhe makinerive.

    Kjo tregon se mbrojtja ajrore është bërë përsëri jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e territorit, popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike nga sulmet ajrore.

    Qeveria paraqet një strategji të re të aviacionit

    Një pikëpamje e tillë ndahet edhe nga Kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili pret me padurim biznesin e mirë të kompanive gjermane. Në kohë vështirësish ekonomike në Gjermani, industria e aviacionit është një përjashtim i rrallë. Sipas të dhënave nga Ministria Gjermane e Ekonomisë, ky sektor do të rritet me 19 përqind në vitin 2026, dhe numri i punonjësve do të rritet në 130,000. Në ILA, Merzishte dukshëm i kënaqur me këto shifra.

    “Industria e aviacionit dhe hapësirës është një industri strategjike kyçe”, tha ai. Në vitet në vijim, është planifikuar të ndahen 35 miliardë euro për aktivitete mbrojtëse në hapësirë.

    Merz shprehu gjithashtu shpresën se ISAR Aerospace do të lançojë me sukses mjetin e saj të lëshimit që në qershor.

    Numri i fluturimeve dyfishohet deri në vitin 2050

    Kjo strategji qeveritare duhet të forcojë gjithashtu trafikun ajror civil. Parashikohet që numri i fluturimeve të dyfishohet deri në vitin 2050. “Në njëzet vitet e ardhshme, bota do të ketë nevojë për më shumë se 40,000 avionë të rinj”, tha Merz. Koncerni evropian Airbus duhet të përfitojë veçanërisht nga kjo. Në komunikim me partnerët francezë, Kancelari këmbëngul për një pjesë më të madhe të prodhimit në Gjermani në përputhje me investimet në rritje gjermane.

    Organizatat mjedisore e kritikojnë strategjinë e re të aviacionit si shumë të fokusuar në rritjen ekonomike. Ata besojnë se mbrojtja e klimës është lënë në plan të dytë. Në të njëjtën kohë, Airbus në Hamburg teorikisht mund të prodhojë së shpejti avionë që fluturojnë në mënyrë neutrale ndaj klimës dhe pa gjurmë kondensimi. Megjithatë, parakushtet kryesore për këtë ende mungojnë. “Infrastruktura për avionët me hidrogjen nuk ekziston ende”, tha drejtori financiar i Airbus, Thomas Toepfer, në ILA.

    Sasitë e nevojshme të hidrogjenit të gjelbër nuk janë ende të disponueshme, shpjegoi Toepfer. Aeroportet nuk kanë aftësinë për të furnizuar avionë të tillë me karburant. Toepfer supozon se kjo mund të ndodhë në fillim ose në mesin e viteve 2030./dw

    arme biznesi i armeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për prostitucion në Fier

    June 16, 2026

    “Marta Kos foli qartë”/ Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

    June 16, 2026

    Vr*sja në Mirditë/ Familjarët e viktimës: S’kemi konflikte me askënd, nuk e kemi parë të shqetësuar

    June 16, 2026

    “Mbape është ylli i Francës”/ Deshamp: Kundër Senegalit nuk ka hakmarrje, shkruajmë një faqe të re

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.