Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Kompozitori që bashkëpunoi me Dua Lipën gjendet i vdekur në Londër, tre persona nën hetim

    June 10, 2026

    Talay Riley, kompozitori dhe tekstshkruesi britanik i njohur për bashkëpunimet me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, ka ndërruar jetë në rrethana tragjike pas një sulmi me thikë në lindje të Londrës.

    Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabiyi, u gjet i plagosur rëndë në një pronë në zonën e Silvertown, pasi policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ai kishte marrë plagë të shumta nga goditjet me thikë dhe, megjithëse u transportua me urgjencë në spital, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

    Sipas autoriteteve britanike, në vendngjarje u gjet edhe një burrë tjetër në të njëzetat, i cili kishte pësuar lëndime nga thika. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij nuk paraqitet kritike.

    Policia Metropolitane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri tani janë arrestuar tre persona nën dyshimin për përfshirje në vrasje. Një 27-vjeçar është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa një burrë 24-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare janë liruar pa akuza.

    Talay Riley ishte një figurë e respektuar në industrinë muzikore. Ai bashkëshkroi këngën “Last Dance” të Dua Lipa dhe kontribuoi në projekte muzikore të artistëve si Chris Brown, Nick Jonas, Jessie J, Ellie Goulding, David Guetta, Khalid dhe Zendaya.

    Ai njihej gjithashtu si bashkautor i hitit “Young, Dumb & Broke” të Khalid dhe “Who Do You Love” të grupit The Chainsmokers.

    Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar reagime të shumta në botën e muzikës. Artistë dhe bashkëpunëtorë të tij kanë shprehur ngushëllimet përmes rrjeteve sociale, duke e kujtuar si një talent të jashtëzakonshëm dhe një njeri me ndikim të madh në industrinë muzikore.

    Familja e tij e përshkroi Riley-n si një njeri që solli dashuri, gëzim dhe frymëzim te të gjithë ata që e njohën, ndërsa vëllai i tij, këngëtari Scribz Riley, publikoi një mesazh prekës ku rrëfeu dhimbjen për humbjen e papritur të vëllait.

    Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa policia britanike ka bërë thirrje për bashkëpunim nga çdo person që mund të ketë informacion ose materiale filmike që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026

    Aksident fatal në periferi të Tiranës, humb jetën drejtuesi i motomjetit

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.