Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Nju Xhersi, SHBA/ Ministri Nufi pritet nga Komandantja e Gardës Kombëtare: 25 vite partneritet, kontribut me rëndësi në modernizimin e Forcave tona të Armatosura

    June 10, 2026

    Nju Xhersi, SHBA – Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilloi një takim me Gjeneral Brigade të Forcave Ajrore të SHBA, Yvonne L. Mays – njëkohësisht Adjutante e Përgjithshme e Shtetit të Nju Xhersit dhe Komisionere për Çështjet Ushtarake.

    Përgjatë bashkëbisedimit u vlerësua një çerek-shekulli partneritet ndërmjet Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në modernizimin dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

    Në fokus të bisedës ishin disa fusha prioritare të bashkëpunimit, mes të cilave forcimi i Trupës së Nënoficerëve dhe edukimit ushtarak; rritja e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike; mbështetja për funksionalitetin e plotë të Bazës Ajrore të Kuçovës; si dhe thellimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forcimi i sigurisë euroatlantike.

    Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi vlerësoi veçanërisht kontributin e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit në ngritjen profesionale të Trupës së Nënoficerëve përmes programeve të trajnimit, mentorimit dhe shkëmbimit të përvojave, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve dhe efektivitetit të Forcave tona të Armatosura.

    Palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e rritjes së investimeve në mbrojtje, në përputhje me angazhimet e NATO-s.

    Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe për të hapur një kapitull të ri partneriteti mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e euroatlantike.

    Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi vlerësoi Gjeneral Brigade Yvonne L. Mays, me “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve dhe konsolidimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy forcave.

    Ermal Nufi ministri SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    June 10, 2026

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    June 10, 2026

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.