Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump për liderin e ri iranian: Khamenei është më racional dhe është plagosur rëndë

    Të shtëna në Vlorë, një person plagoset në zonën e Transballkanikes

    Rama nga Elbasani: Turizmi i luksit motor i ekonomisë, vendet e punës dhe të ardhurat vijnë nga investimet e mëdha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Plumbat në Maliq/ Prokuroria zbardh detajet e operacionit ku u vra efektivi i “Shqiponjave”

    June 7, 2026

    Prokuroria e Korçës ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën efektivi i forcave “Shqiponja”, Enea Mekolli, ndërsa mbeti i plagosur kolegu i tij Edison Adri.

    Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarin Violant Braçellari, i cili akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve dhe municionit”.

    Sipas Prokurorisë, hetimet lidhen me një operacion të zhvilluar më 4 qershor në zonën e Malit të Bodesë, me qëllim kapjen e Braçellarit, i cili rezultonte i dënuar më parë dhe i shpallur në kërkim prej vitesh.

    Në dokumentet hetimore thuhet se operacioni është mbështetur edhe në kallëzimin e një 32-vjeçari, A. K., i cili kishte punuar si çoban në stanin e Braçellarit dhe kishte denoncuar dhunë dhe kërcënime me armë.

    Sipas hetimeve, në orët e mëngjesit të 4 qershorit forcat e policisë janë afruar në zonën ku ndodheshin stallat e të dyshuarit, kur janë përballur me të shtëna armësh. Si pasojë e zjarrit, efektivi Enea Mekolli ka humbur jetën në vend, ndërsa Edison Adri është plagosur rëndë.

    Prokuroria thotë se i dyshuari ka vazhduar të qëllojë edhe ndaj efektivëve të identifikuar qartë me uniforma dhe pajisje mbrojtëse, ndërsa më pas ka tentuar të largohet nga zona, por është neutralizuar dhe arrestuar pas shkëmbimit të zjarrit.

    Nga këqyrja paraprake, Mekolli ka marrë plagë fatale në kraharor, ndërsa kolegu i tij është dëmtuar në kokë. Hetuesit theksojnë se zjarri ka vijuar edhe në momentet kur po tentohej dhënia e ndihmës së parë.

    Prokuroria vlerëson se i dyshuari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, duke theksuar edhe historikun e tij penal dhe faktin se kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për vite me radhë.

    Ndërkohë, hetimet nuk kufizohen vetëm te autori i dyshuar. Prokuroria po verifikon gjithashtu nëse gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit janë konsumuar elementë të “shpërdorimit të detyrës” nga struktura drejtuese e Policisë së Shtetit, duke analizuar gjithë zinxhirin e veprimeve paraprake të operacionit.

    Maliq plumbat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump për liderin e ri iranian: Khamenei është më racional dhe është plagosur rëndë

    June 7, 2026

    Të shtëna në Vlorë, një person plagoset në zonën e Transballkanikes

    June 7, 2026

    Rama nga Elbasani: Turizmi i luksit motor i ekonomisë, vendet e punës dhe të ardhurat vijnë nga investimet e mëdha

    June 7, 2026

    Rama në Elbasan për 35-vjetorin e PS, reagon ndaj parullës për projektin në Zvërnec

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.