Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Ngjarja tragjike e ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, riktheu në vëmendje të shkuarën kriminale të autorit të dyshuar, Violand Braçellarit.

    43-vjeçari, i shpallur në kërkim dhe i lokalizuar nga policia në vendlindjen e tij, dyshohet se refuzoi t’u bindet urdhrave të efektivëve gjatë operacionit për arrestimin e tij, duke hapur zjarr ndaj forcave të policisë. Përplasja e armatosur përfundoi me pasoja të rënda për uniformat blu.

    Por historia e Braçellarit me drejtësinë nis më shumë se një dekadë më parë. Sipas dosjes hetimore, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Korçës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, pas një hetimi të nisur në vitin 2015 mbi aktivitetet e dyshuara të kultivimit dhe përpunimit të cannabis-it në zonën e Lozhanit.

    Hetimi mori kthesë më 29 shtator 2015, kur gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodhej edhe Braçellari, policia gjeti qese plastike të mëdha dhe doreza plastike, sende që hetuesit dyshuan se përdoreshin në procesin e paketimit të lëndëve narkotike. Zbulimi çoi më pas në kontrolle të tjera në banesa të zonës.

    Në një objekt që sipas hetimeve përdorej nga Braçellari dhe familjarët e tij, u sekuestruan mbetje cannabis sativa dhe pajisje që dyshohej se përdoreshin për tharjen e lëndës narkotike. Edhe pse sasia e gjetur ishte e vogël, hetuesit arritën në përfundimin se ambienti ishte përdorur për përpunimin e sasive më të mëdha të drogës.

    Një nga provat kyçe të dosjes ishte telefoni BlackBerry i sekuestruar gjatë hetimit. Nga ekspertiza rezultuan komunikime me persona të tjerë, ku sipas gjykatës diskutoheshin procese që lidhen me kultivimin, tharjen, transportin dhe shpërndarjen e cannabis-it. Në pajisje u gjetën gjithashtu fotografi që dokumentonin faza të ndryshme të aktivitetit të paligjshëm.

    Pavarësisht kundërshtimeve të mbrojtjes, e cila pretendoi parregullsi procedurale dhe mungesë provash të drejtpërdrejta, gjykata i konsideroi të ligjshme dhe të besueshme materialet e administruara gjatë hetimit.

    Në përfundim, gjykata vlerësoi se provohej përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përfshirja e Braçellarit në një aktivitet të organizuar të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, duke e dënuar me 10 vite burg. Në vendim u morën parasysh rrezikshmëria e veprës, provat e paraqitura dhe precedentët e mëparshëm penalë të tij.

    Sot, emri i tij rikthehet në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së përgjakshme në Maliq, e cila ka tronditur opinionin publik dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

    Maliqi Violand Braçellari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.