TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar turin e tij në lagje të ndryshme të Kryeqytetit, për monitorimin publik mbi zhvillimet urbane dhe cilësinë e ndërtimit në Tiranë.
Në postimin e tij të fundit Braçe ka treguar se ka ndaluar në kompleksin e njohur si “Mangalem”, ndërsa shfaq pamjet komenton ndërtimet, organizimin e komplekseve si dhe cilësinë e ndërtimit.
“NE TERRITOR, SI DEPUTET I TIRANES KY KETU – MANGALEM, ESHTE KOMPLEKSI I DYTE I BANIMIT QE REKLAMOHET SI ME I MIRI NE TIRANE!!”– shkruan Braçe.
“Nuk di pse e quajnë MANGALEM kjo lagje – mbase ngaqë ka shumë, në fakt vetëm dritare standarde; emërvënësit mbase e lidhin me BERATIN si qytetin e 1000 dritareve, në fakt ky është BERATI JO! Pa fyer kënd që ka blerë banesë këtu – njerëz të mirë, të qetë e paqësorë nga gjithë Shqipëria gjeta – pyetja që kam është: a mund të ndërtohet një lagje kështu?!”-u shpreh Braçe./Radar.al


