Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Anije ushtarake ruse pranë bregdetit gjerman të Detit Baltik

    May 15, 2026
    Anije ushtarake ruse pranë bregdetit gjerman të Detit Baltik

    Një anije luftarake ruse është pozicionuar pranë brigjeve gjermane të Detit Baltik. Nuk është hera e parë që marina ruse demonstron praninë e saj në këtë rajon. Por aktivitetet po monitorohen me vëmendje të shtuar.

    Anija luftarake ruse “Severomorsk” është pozicionuar pranë ishullit Fehmarn. Anija i përket Flotës Veriore ruse dhe është një luftanije mbi 160 metra e gjatë, e specializuar në luftën kundër nëndetëseve. Nuk është hera e parë që një anije e marinës ruse shfaq praninë e saj pranë bregdetit gjerman të Detit Baltik – por kjo bie në sy veçanërisht për shkak të përmasave dhe armatimit të saj.

    Ministria e Mbrojtjes në Berlin pohon se nuk ka arsye për alarm. “Aktualisht shohim vetëm sjellje normale”, deklaron Zëdhënësi i Ministrisë, Mitko Müller.

    “Edhe pse anija luftarake respekton rregullat e përgjithshme, ne mbajmë kontakt të vazhdueshëm, për ta thënë me terminologjinë detare.”

    Përpjekje për intimidim dhe kërcënimi i hapur

    Anija shkatërruese ruse po monitorohet nga afër nga një grup i përhershëm detar i NATO-s dhe nga anija flamurtare ku aktualisht bën pjesë fregata gjermane “Sachsen”. Në mbikëqyrje është përfshirë edhe Policia Federale Gjermane, e cila si pjesë e rojës bregdetare është përgjegjëse për ujërat gjermane dhe për zonën ku Gjermania gëzon të drejta të veçanta: të ashtuquajturën Zonë Ekskluzive Ekonomike.

    Për aq kohë sa marina ruse qëndron jashtë ujërave sovrane gjermane, kjo mbulohet nga e drejta ndërkombëtare detare, konfirmon eksperti i sigurisë detare Moritz Brake. Në parim, edhe anijet luftarake kanë të drejtën e kalimit paqësor në Detin Baltik.

    Por pikërisht këtu qëndron problemi. “Sa ‘paqësore’ janë realisht këto anije, kur mënyra e komunikimit të tyre dhe qëndrimi ndaj kontrolleve ligjore evropiane tregojnë rezistencë të hapur? Këto kontrolle shërbejnë për të inspektuar dhe, nëse është e nevojshme, për të ndaluar anije të papërshtatshme për lundrim, të rrezikshme për mjedisin apo që paraqesin rrezik për trafikun detar duke shmangur sanksionet”, thotë ai.

    Sipas tij, bëhet fjalë për një përpjekje intimidimi – një kërcënim të qartë për të mos ndërhyrë ndaj anijeve të të ashtuquajturës “flotë hije”, me të cilat Rusia shmang sanksionet ndërkombëtare për eksportin e naftës.

    Sa larg është e gatshme të shkojë Rusia?

    I dërguari special i Ministrisë së Jashtme ruse, Artem Bulatov, bëri të ditur në fillim të muajit se po shqyrtohen një sërë opsionesh për të garantuar mbrojtjen fizike të flotës tregtare ruse – edhe me ndihmën e Marinës Ushtarake. Se deri ku është e gatshme të shkojë Rusia në këtë drejtim, mbetet e paqartë.

    Megjithatë, ta reduktosh këtë situatë në një lojë demonstrimi forcash ushtarake do të ishte gabim, paralajmëron eksperti Moritz Brake. Ai këshillon gjithashtu kompani dhe institucione shtetërore për çështje të sigurisë detare. Përvoja, thotë ai, ka treguar se “pala tjetër është e gatshme të përshkallëzojë situatën me mjete ushtarake – vazhdimisht, prej vitesh”.

    Nga këndvështrimi i tij, do të ishte e rëndësishme dhe e arsyeshme që interesat detare të përcaktohen si interesa të sigurisë kombëtare dhe të lidhen drejtpërdrejt me konceptin e mbrojtjes.

    “Kjo do të thotë se aty ku sulmohen infrastrukturat tona kritike detare, ku ne mund të dëmtohemi në thelb, kjo duhet të kuptohet si çështje me rëndësi mbrojtëse”, thekson ai.

    Për këtë arsye kompetencat duhet të zgjerohen dhe pamjet e situatës të bashkërendohen më mirë – me qëllim të qartë: forcimin e parandalimit dhe dekurajimit.

    Prani e shtuar e NATO-s në Detin Baltik

    NATO synon ta kundërshtojë këtë zhvillim që tani përmes një pranie të shtuar në Detin Baltik. Misioni quhet “Baltic Sentry” dhe ka për qëllim kryesor mbrojtjen më të mirë të kabllove të të dhënave dhe tubacioneve në fundin e detit nga akte sabotazhi.

    Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Mitko Müller, misioni tashmë ka dhënë rezultate: “Që kur kemi nisur këtë aktivitet, nuk kemi evidencë për incidente hibride të këtij lloji.”

    Megjithatë, prania e shtuar e anijeve të NATO-s shërben edhe si argument për Kremlinin për të rritur dukshëm praninë e flotës ruse në Detin Baltik. Të dyja palët paralajmërojnë rrezikun e një përshkallëzimi të situatës.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.