Një krim tronditës ka dalë në dritë në Brazil, ku 5-vjeçarja Maria Clara Aguirre Lisboa dyshohet se është vrarë nga nëna dhe njerku i saj, të cilët më pas e kanë varrosur trupin në oborrin e banesës, duke e mbuluar me çimento.
Autoritetet kanë arrestuar Luisa Aguirre Barbosa da Silva dhe Rodrigo Ribeiro Machado, të cilët kanë pranuar përfshirjen në krim. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja është shkaktuar nga mbytja mekanike, ndërsa ka indicie të forta se e mitura ishte ende gjallë në momentin kur u varros.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të gjyshit të vajzës për zhdukjen e saj. Trupi u gjet disa javë më vonë, në gjendje të avancuar dekompozimi, ndërsa hetimet sugjerojnë se krimi kishte ndodhur rreth tre javë më parë.
🚨“Mano, você é surdo? Não me irrite não, parça. Sua filha já tá morta, não existe mais.”, diz padrasto em áudio para pai após matar criança de 5 anos: pic.twitter.com/qSffDmQ3yh
— Crimes Reais (@CrimesReais) October 17, 2025
Raportohet se shërbimet sociale kishin evidentuar më herët probleme në familje dhe shqetësime për sigurinë e fëmijës, përfshirë edhe kërcënime të dyshuara nga njerku.
Dy të arrestuarit përballen me akuza të rënda për vrasje me rrethana rënduese dhe fshehje të trupit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe akuza shtesë për abuzim. Seanca e radhës gjyqësore pritet të zhvillohet në muajin maj.


