Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga rinia, sakrificat familjare te roli në PS dhe Berati/ Fadil Nasufi rrëfen rrugëtimin politik: Të qëndrosh me këmbë në tokë, pa kapadaillëk, është ajo që të mban njerëzor në politikë

    April 30, 2026

    Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, Fadil Nasufi, një nga figurat më të njohura të politikës lokale dhe qendrore, i cili ka shërbyer në Parlament për gati katër legjislatura dhe ka drejtuar Bashkinë e Beratit për tre mandate, ka ndarë një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Në Radar me Julin”.

    Nasufi ka folur për fillesat e angazhimit të tij në politikë, sfidat personale, periudhën para dhe pas ndryshimeve të sistemit, si dhe për jetën familjare dhe rolin e tij si prind dhe gjysh.

    Ai tregon se përfshirja e tij në politikë ka nisur herët, që në shkollë dhe gjatë viteve studentore.

    “Qenia ime në politikë është e hershme dhe ka dy pikënisje. Ka pikënisjen vullnetare ose pjesë e angazhimit që në shkollë. Kam pasur mësues shumë të mirë, kemi qenë studentë konviktorë dhe kemi pasur shumëllojshmëri dhe aktivitete pafund. Unë kam harxhuar shumë shumë kohë me angazhime të drejtimit të rinisë. Kjo ka shërbyer për nxitjen e ambicieve për të organizuar apo drejtuar. Kjo është pjesa e marrë nga shkollimi”, tha ai.

    Ai shton se një kthesë e rëndësishme në jetën e tij erdhi pas universitetit.

    “Pastaj pjesa pas universitetit, kur kam dalë në punë, ndodhin ndonjëherë dhe ato stacionet që të frenojnë dhe me mua kështu ndodhi. Në 1983 unë jam pranuar kandidat partie. Babai im ka shërbyer në Berat në polici dhe në ’57 është përjashtuar nga partia sepse ishte kundër kolektivizimit dhe ka ikur në fshat, në Vojnik dhe atje ndenji gati 12 vjet. Ne këtë e vuanim në praninë tonë në shkolla”, u shpreh Nasufi.

    Ai kujton edhe periudhën e pranimit si kandidat partie:

    “Në 1983 më u bë ofertë që të pranohesha kandidat partie. Kemi qenë 10 studentë nga fakultete të ndryshme. Kjo ishte një kthesë në jetë. U privova nga fakti që do filloja punë si pedagog në universitet dhe më ndryshonin ofertat e degëve nga viti në vit.”

    Nasufi tregon se në vitin 1986 u caktua në një detyrë që nuk e kishte zgjedhur vetë.

    “Në 1986 më çuan komandant hekurudhe në hekurudhën Milot–Rrëshen–Klos. Kjo ka qenë një kthesë jashtë dëshirës sime. Kam punuar 16 muaj atje dhe pastaj jam zgjedhur sekretar i parë i rinisë së Beratit deri në 1991, kur filloi periudha e demokracisë”, tha ai.

    Ai shton se në zgjedhjet e para pluraliste u përfshi menjëherë në politikë aktive:

    “Në 31 mars 1991 kam qenë deputet në zgjedhjet e para pluraliste.”

    Nëse nuk do të ishte përfshirë në politikë, ai thotë se do të kishte zgjedhur rrugën akademike:

    “Po të mos i isha futur politikës, do isha pedagog.”

    Nasufi flet hapur për vështirësitë e jetës dhe periudhën e privimeve.

    “Kemi qenë brez sakrifice. Kam qenë drejtues në Berat dhe isha pa shtëpi. Nuk më jepnin shtëpi. Vija përballë etiketimeve si ‘erdhi nga fshati’. Gjithmonë e kam mbajtur kokën ulur. Kam duruar dhe i kam sfiduar me urtësi dhe durim”, tha ai.

    Ai shton se përballja me jetën është më e rëndësishme sesa ankesat:

    “E mira është t’i përballosh dhe jo të qahesh.”

    Duke folur për jetën familjare, ai pranon se politika i ka marrë shumë kohë familjes.

    “Brez im ka pasur shumë privime. Nuk mund t’i bësh dy gjëra në të njëjtën kohë. Kemi dhënë maksimumin dhe i kemi kushtuar pak vëmendje familjes. Kemi lënë mungesa padyshim”, tha Nasufi.

    Ai përshkruan veten si një njeri i qeshur dhe i përmbajtur emocionalisht.

    “Jam natyrë e qeshur, nuk e demonstroj lodhjen. Atje gjej çlodhjen, sidomos me nipër e mbesa. Kam pasur momente pendese kur i kam lënë vajzat në gjumë dhe i kam gjetur në gjumë.”

    “Jam i vetëpërmbajtur, jeta më ka stërvitur. I fshihem demonstrimit të emocioneve për të mos përcjellë dobësi, por rezistencë.”

    Nasufi thekson disiplinën politike dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve:

    “Jam korrekt me subjektin politik, me programin e qeverisë dhe me komunitetin. Mundohem të mos krijoj hendek mes fushatës dhe qeverisjes.”

    Ai kritikon klimën e politikës shqiptare:

    “Politika shqiptare ka krijuar konflikt të ashpër. Kundërshtarët cenojnë integritetin e njëri-tjetrit. Ky model duhet ndryshuar.”

    Ai shton se objektivi i PS-së nuk është vetëm qeverisja, por edhe afrimi i Shqipërisë me BE-në dhe “kura e plagëve të bashkëjetesës politike”.

    Nasufi vlerëson ndryshimet në përbërjen e Kuvendit:

    “Koha evoluon. Mund të kishte nivel më të lartë intelektual. Por lidershipi në PS është nga më të lartët, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama.”

    Ai shprehet pro mendimit ndryshe, por kërkon përgjegjësi:

    “Kritikat duhet të bëhen në institucione. Nuk jam për gjykime të dyfishta nga ata që dje kanë përfituar privilegje.”

    Sipas tij, Partia Socialiste ka prezencë të fortë në terren:

    “Ne jemi më shumë në terren se çdo forcë tjetër. Ka mbi 1300 shërbime online, por duhet më shumë ndjeshmëri në kthimin e shërbimeve te qytetarët.”

    Ai shton se reforma territoriale duhet rishikuar:

    “Ka ardhur koha të ndryshojë për efikasitet dhe buxhet.”

    Nasufi thekson rëndësinë e qytetit që ka drejtuar:

    “Të jesh kryetar bashkie i Beratit është nder. Në bashki je punëbërës, në parlament je ligjvënës.”

    “Te pjesa njerëzore më shumë. Të jesh me këmbë në tokë, të mos jesh kapadai. T’u shërbesh njerëzve dhe të jesh mirënjohës.”

    A do fitonte pa PS?

    “Absolutisht jo. Askush nuk është produkt pa mbështetje politike. Nuk fitohet karrierë pa siglën e një force politike.”

    Nasufi e mbyll rrëfimin e tij duke theksuar besimin te Partia Socialiste si forcë qeverisëse dhe pjesëmarrjen e tij të pandarë në disiplinën politike të saj.

    Berat Fadil Nasufi politika PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.