Kreshnik Mujeci, i cili u vra së bashku me bashkëshorten në Balldre të Lezhës, rezulton të ketë qenë një person i njohur për autoritetet.
Sipas të dhënave, ai kishte qenë i përfshirë më herët në një çështje të rëndë kriminale, bashkë me vëllanë e tij Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci. Të tre ishin akuzuar për vrasjen e Genc Pjetrit në tetor të vitit 2016, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja kishte ndodhur pasi Jozef Mujeci, në atë kohë 21 vjeç, dyshohet se qëlloi me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar vdekjen. Ai u arrestua menjëherë pas krimit, ndërsa Kreshnik dhe Lin Mujeci u kapën një vit më vonë, në 2017.
Megjithatë, pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin në vitin 2018. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli në vitin 2019, duke rrëzuar ankimin e prokurorisë.
Çështja mori një kthesë të re në tetor të vitit 2024, kur Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e saj për rigjykim në Apel, me një trupë tjetër gjykuese


