TIRANE- Gërvishtja e makinave që drejtoheshin nga dy vajza ka shkaktuar një sherr më të madh, ku pjesë në konflikt janë bërë edhe dy djem, njëri prej të cilëve përfundoi në spital.
Mesditën e sotme, dy shofere janë përplasur verbalisht me njëra tjetrën pasi makinat u aksidentuan pranë TEG.
Më pas vajzat kanë thirrur dhe të afërm të tyre të cilët janë konfrontuar fizikisht me mjete të forta në vendngjarje.
Nga informacionet e para i pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Barami.
Fatjon Dauti ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por nuk dihet se cilit prej personave të përfshirë në sherr i përket.
“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore”, tha policia.
Përgatiti Radar.al


