Kur u duk se afrimi mes Indri dhe Vanesa po shndërrohej në një romancë të mirëfilltë brenda Ferma VIP, situata ka marrë një kthesë të papritur.
Pas puthjes së shkëmbyer një natë më parë, dyshja zhvilloi një bisedë të sinqertë, ku Indri u shpreh se nuk është gati për një marrëdhënie në këto rrethana dhe nuk dëshiron të krijohen iluzione mes tyre.
Deklarata e tij duket se ka vendosur në pikëpyetje vazhdimin e afrimit, duke ftohur entuziazmin që ishte krijuar së fundmi mes tyre.
Nga ana tjetër, Vanesa foli me ton serioz dhe la të kuptohet se është e gatshme të mbyllë marrëdhënien me partnerin që ka jashtë formatit.
Ajo tha se sapo të dalë nga shtëpia do të kërkojë një sqarim me të, duke theksuar se nuk e sheh të drejtë të mbajë dikë “peng” jashtë, ndërsa brenda po përjeton ndjenja të tjera.


