Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Papa Leone XIV u bën thirrje të rinjve të përdorin me përgjegjësi rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale

    Gjermani, Porsche do të shkurtojë edhe 5 000 vende pune deri në vitin 2035

    Rama sulmon Shehajn: Vodhi një dokument të klasifikuar, vesi del me shpirtin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Euro bie përsëri! Prek minimum të ri historik në 95.73 lekë

    April 14, 2026

    TIRANË– Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.73 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

    Euro është zhvlerësuar me 1.1% që nga fillimi i këtij viti dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo periudhë është karakterizuar nga një ofertë e lartë e Euros dhe shtim të subjekteve që shesin monedhën europiane për ta konvertuar atë në Lekë. Ndërkohë, kërkesa për Euro paraqitet sporadike dhe e përqendruar kryesisht në mbyllje të muajve kalendarikë.

    Me hyrjen e tremujorit të dytë, agjentët mendojnë se është e pritshme një rritje e mëtejshme e ofertës valutore, e shkaktuar kryesisht nga shtimi i turizmit. Të dhënat e deritanishme për hyrjet e shtetasve të huaj tregojnë një ecuri në stanjacion për periudhën janar-shkurt, por, pavarësisht kësaj, edhe në tremujorin e parë presionet zhvlerësuese kanë vijuar.

    Sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vazhduar ndërhyrjet në tregun valutor, që e kanë ngadalësuar rënien e kursi të Euros, por pa e ndalur dot plotësisht.

    Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

    Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

    Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

    Rreziqet inflacioniste, për momentin, nuk po japin ndonjë efekt në kursin e këmbimit.

    Ndërkohë, duket se politika fiskale e qeverisë vazhdon të ushtrojë një ndikim shtesë në favor të forcimit të Lekut. Për dy muajt e parë të vitit, suficiti buxhetor arriti një vlerë rekord prej 130 miliardë lekësh, në rritje me 11.5% krahasuar me një vit më parë./Monitor

    Euro bie përsëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Papa Leone XIV u bën thirrje të rinjve të përdorin me përgjegjësi rrjetet sociale dhe inteligjencën artificiale

    July 27, 2026

    Gjermani, Porsche do të shkurtojë edhe 5 000 vende pune deri në vitin 2035

    July 27, 2026

    Rama sulmon Shehajn: Vodhi një dokument të klasifikuar, vesi del me shpirtin

    July 27, 2026

    Kuvend/ Sekretariati i Etikës shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin 60-ditor të Agron Shehajt

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.