Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    DPSHTRR nis verifikimin e konsumit të naftës, operatorët kërkojnë 100 lekë për litër kompensim

    April 8, 2026

    Teksa operatorët e transportit publik janë në pritje të miratimit të paketës së emergjencës, ku njëzëri prej tyre është kërkuar subvencionim 100 lekë për litër të naftës për 6 muaj, mësohet se Drejtoria Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nisur llogaritjen e konsumit të naftës nga operatorët përgjatë 2025.

    Edhe verifikimin e faturave të deklaruara për blerjen e naftës me qëllim çeljen e fondit të buxhetit për kompensim.

    Po ashtu edhe operatorëve u është kërkuar dorëzimi i faturave të blerjes së naftës gjatë 2025.

    Ditën e premte në një tjetër letër dërguar Ministrive të Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban konfirmojnë se ekziston një dakordësi e plotë ndërmjet të gjithë operatorëve për kompensimin 100 lekë për litër për naftën për përballimin e situatës së kostove.

    “Për sa më sipër, jemi në pritje të mbështetjes dhe miratimit sa më të shpejtë të paketës së emergjencës, konkretisht të mekanizmit të kompensimit financiar për karburantin, sipas kërkesës së paraqitur, e cila parashikon kompensim në nivelin rreth 100 lekë/litër, si një masë domosdoshme për stabilizimin e menjëhershëm të situatës.

    Ky mekanizëm, i bazuar edhe në precedentët e mëparshëm të vitit 2022 (VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”) konsiderohet si zgjidhje menjëhershme për të shmangur reduktimin e flotës dhe të shërbimit”, theksohet në letër.

    Shoqatat e Transportit llogarisin një fond me vlerë 3 mln euro për kompensimin.

    “Nëse në vitin 2022 buxheti I shteti vendosi në dispozicion fondin me vlerë 500 mln lekë, që për kompensimin 6 -mujor u përdor 60% e tij apo rreth 300 mln euro. Shpenzimet e llogaritura mbeten të njëjta. Pra në dispozicion të operatorëve edhe për këtë krizë nevojitet fondi prej 3 mln euro”, tha më herët për Monitor Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban.

    Përveç kompensimit të naftës shoqatat e Transportit Publik kërkojnë që në vëmendje të qeverisë të jetë edhe rishikimi i taksave për sektorin.

    “Njëkohësisht, theksojmë se pas miratimit të paketës emergjente, është e domosdoshme që të trajtohen në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme të gjitha elementet fiskale që rëndojnë mbi operatorët e transportit publik. Në këtë drejtim, kërkohet që në mënyrë të menjëhershme, në ditët në vijim, të nisë një proces konkret për rishikimin e taksave kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, me qëllim lehtësimin e barrës financiare dhe krijimin e një strukture më të qëndrueshme për sektorin.

    Qëllimi i këtij procesi nuk është vetëm adresimi i situatës aktuale, por edhe parandalimi i përsëritjes së krizave të ngjashme në të ardhmen, duke garantuar që operatorët të mos gjenden në kushte të papërballueshme financiare në raste të tjera të rritjes së çmimeve apo zhvillimeve të paparashikuara në treg”, thuhej në letrën e operatorëve dërguar ministrive./Monitor

    DPSHTRR naftës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    June 11, 2026

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    June 11, 2026

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    June 11, 2026

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.