Një përleshje e dhunshme mes disa personave ka ndodhur në Korçë, duke përfunduar me përdorimin e mjeteve prerëse dhe katër të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi për tapiceri në lagjen nr.10, ku të përfshirë kanë mbetur të lënduar.
Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Renaldo Xhixho, pronari i servisit ku ndodhi ngjarja. Sipas raportimeve, disa persona i kanë shkuar pranë servisit dhe aty ka shpërthyer konflikti.
Shkaku i incidentit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punimeve të kryera nga servisi i Xhixhos, por autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të marrë deklaratat e personave të përfshirë.
Policia ka nisur një hetim të plotë për ngjarjen, duke u fokusuar në identifikimin e përgjegjësve dhe vlerësimin e shkallës së dhunës së përdorur. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe rrit shqetësimet për sigurinë në zonë.


