Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, një ngjarje e rëndë brenda familjes ka përfunduar me plagosje.
Shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, R. J., 69 vjeç.
Si pasojë, të dy janë dërguar në Spitali Rajonal Durrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.


