Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    Merz dënon sulmin në Berlin: Një akt i neveritshëm ndaj shoqërisë sonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Çmimi i naftës fillon të rritet në disa pika të Tiranës, arrin 179 lekë për litër

    March 4, 2026

    Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës me 4 lekë për litër. Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. Sipas vëzhgimit të “Monitor”, rritja e çmimit të naftës ka nisur të reflektohet prej ditës së djeshme në disa nga pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë, ndërsa çmimet në autostradë kanë mbetur të pandryshuara.

    Në pikën e shitjes me pakicë të karburanteve “Elda” në zonën e “Xhamllikut” çmimi i naftës ka arritur 179 lekë për litër nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë. Çmimi është rritur 4 lekë. Ndërsa çmimi për benzinën ka mbetur i pandryshuar prej 179 lekë për litër.

    Edhe në një pikë tjetër karburanti në të kompanisë “Elda” në zonën e Bërrylit, çmimi i naftës ka arritur 179 lekë. Punonjësit e pikës së karburantit pohuan se rritja e çmimit nisi prej ditës së djeshme.

    Ndërsa nuk rezultojnë rritje të çmimit në pikat e kompanisë “Kastrati” nafta vijon të tregtohet me 175 lekë për litër. Në pikat e kompanisë “Shell” po ashtu çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar në vlerat e 178 lekë për litër.

    Nga Shoqata e Hidrokarbureve u paralajmërua që çmimet e rritjes së naftës në bursa do të reflektohen brenda pak ditësh në tregun vendas me 10 deri 20 lekë më tepër.

    Në bursat e huaja ditën e sotme çmimet e naftës janë 83 USD për fuçi nga 65 USD për fuçi që ishin para nisjes së luftës në Iran./Monitor

    rritet cmimi i naftes Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026

    Merz dënon sulmin në Berlin: Një akt i neveritshëm ndaj shoqërisë sonë

    July 26, 2026

    Dy zjarre në pak minuta në Vlorë, flakët përfshijnë një fast food dhe një kabinë elektrike

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.