Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Rrugës së Kavajës, në Tirana.
Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku ndodhej në një restorant së bashku me të fejuarën e tij, kur situata ka degraduar pas një debati verbal me një person tjetër. Dyshohet se konflikti ka nisur pas akuzave për ngacmim ndaj partneres së tij.
Pas përplasjes me fjalë, autori i dyshuar ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 34-vjeçarin me një plumb në bark. Menjëherë pas ngjarjes, e fejuara e ka transportuar me makinë drejt një spitali privat.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.


