Një aksident rrugor është shënuar në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke bërë që njëri prej mjeteve të përmbyset si pasojë e goditjes.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit të përmbysur ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në njërin kah të rrugës, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve deri në normalizimin e situatës.


