Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026

    Drejtues të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe të Unionit Shqiptar të Futbollit në Zvicër janë pritur në një takim nga ministri i Sportit, Blerim Gashani, ku u diskutua për rolin e sportit në forcimin e lidhjeve të diasporës me atdheun dhe mbështetjen institucionale për aktivitetet sportive të shqiptarëve jashtë vendit.

    Gjatë takimit, kryetari i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, Afrim Osmanaj, prezantoi punën dhe aktivitetet e federatës, e cila bashkon mbi 40 klube shqiptare nga qytete të ndryshme të Gjermanisë. Ai vlerësoi sportin si një mjet të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare te brezat e rinj në diasporë.

    Sipas Osmanajt, aktivitetet sportive kanë ndihmuar në krijimin e lidhjeve të forta mes të rinjve shqiptarë, duke nxitur njohjen, bashkëpunimin dhe komunikimin në gjuhën shqipe.

    Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua turneut tradicional të klubeve shqiptare në Gjermani, i cili do të zhvillohet më 27 dhe 28 qershor në Frankfurt. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë më shumë se 30 klube shqiptare nga mbarë Gjermania.

    Ndërkohë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Enver Muzliukaj, nënvizoi nevojën për mbështetje më të madhe institucionale ndaj organizatave sportive të diasporës, duke shprehur pritshmëri për angazhim edhe nga institucionet përgjegjëse për diasporën.

    Sipas burimeve të AL News, ministri Gashani shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativa të tilla dhe u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe me institucionet e tjera relevante, përfshirë strukturat përgjegjëse për diasporën.

    Në fund të takimit, përfaqësuesit e federatave shqiptare i adresuan ministrit një ftesë për të marrë pjesë në turneun e sivjetmë në Frankfurt, duke e cilësuar praninë e tij si një vlerësim të rëndësishëm për komunitetin sportiv shqiptar në diasporë.

    futboll ministri i sportit shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.