E quajtur “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, tregtarja e drogës Jasveen Sangha është një nga pesë personat që zyrtarët amerikanë thonë se e furnizuan me ketaminë yllin e “Friends”, Matthew Perry, duke shfrytëzuar varësinë e tij ndaj drogës për përfitime.
Kujtojmë se nga hetimet u zbulua se shkaku i vdekjes së aktorit ishte mbidoza e drogës.
Sangha përballet me nëntë akuza, duke përfshirë dyshimet se shpërndante ketaminën që rezulton se i mori jetën aktorit.
Shtetasja amerikano-britanike, i mohoi akuzat para trupës gjykuese.
Kërkesa e saj për lirim me kusht u refuzua nga zyrtarët amerikanë dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e saj në tetor.


