TIRANË-Paraditen e sotme Kryeministri Edi Rama një nga faktorët kryesore të përmbytjeve si pasojë e reshjeve të shiut është edhe faktori njerëzor. Rama ngriti shqetësimin e hedhjes së plastikës, duke shkaktuar grumbullime në sasi të këtyre materialeve.
Kryeministri u shpreh se si qeveri do të marrin masa të reja, nga sensibilizimi deri tek gjobat për ata qe hedhin mbetje vend e pa vend.
“Prurjet marramendëse të plastikës në lumenj janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Kudo ku na teket lëshojmë si lopa bajgat mbetjet e konsumit tonë është diçka që e mbulon me bajga flamurin.”-tha Rama ne podkastin e tij “Flasim”./Radar.al


