Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit i del në mbrojtje Mirit: Nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite

    E frikshme/ Rrufeja godet avionin e Maccabit gjatë fluturimit nga Madridi, panik në kabinë

    Prej katër ditësh nën ujë, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Po e kalojmë natën jashtë, nuk kemi as ushqime

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pezullohen nga detyra 4 punonjës policie, ja për çfarë akuzohen

    January 7, 2026

    BERAT– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Fier–Berat, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj katër punonjësve të Policisë së Shtetit. Masa është vendosur ndaj punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

    Bëhet me dije se nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale, përmes veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dyshohet se kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

    Njoftimi i plotë:

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

    ▶️ Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

    ▶️ Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

    ▶️ Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

    ▶️ Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

    Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]./Radar.al

    Berat Pezullohen 4 punonjes policie
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Pervers, zhigolo”/ Vajza e Dr. Florit i del në mbrojtje Mirit: Nuk ka ndodhur kurrë që ai të kalojë limite

    January 9, 2026

    E frikshme/ Rrufeja godet avionin e Maccabit gjatë fluturimit nga Madridi, panik në kabinë

    January 9, 2026

    Prej katër ditësh nën ujë, banorët e Thumanës apel për ndihmë: Po e kalojmë natën jashtë, nuk kemi as ushqime

    January 9, 2026

    VIDEO/ Të armatosur me ka*ashnikov, bien në pranga dy shqiptarë në Spanjë, ruanin rreth një ton kana*is

    January 9, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet January 8, 2026

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Alda Klosi ish-shefe kabineti te Arben Ahmetaj në kohën kur ky i fundit ka qenë…

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Caffe Monaco e Devolli Corporation rezulton me akrilamide në Kroaci

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 9 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për sot 8 Janar 2026

    Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të përjetojnë sukses financiar në vitin 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.