Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me dhunimin për vdekje të Egli Progës nga Denis Meçe.
Sipas dosjes, një prej dëshmitarëve që ndodhej në vendngjarje dëshmon se të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.
Mësohet se Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë:” Hajde merre.”
Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.
Pas një çasti Egli i thotë Denisit: “O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.”
Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment Denisi i thotë Eglit: “Hajde dalim pak jashtë”, thuhet në dosje.
Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokë duke u përplasur në asfalt.
Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.


