Niveli i lumit Vjosa ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë mbrëmjes së sotme, duke arritur rreth 7.80 metra mbi nivelin e detit. Situata e krijuar e afron lumin pranë pikës kritike të daljes nga shtrati, duke rrezikuar përmbytjen e tokave përreth.
Deri tani, disa sipërfaqe tokash janë tashmë përmbytur, kryesisht në zonat e Fierit dhe Vlorës. Strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura ndodhen në terren, duke monitoruar situatën dhe duke marrë masat e nevojshme për parandalimin e dëmeve të mëtejshme.


