Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Zall-Bastar, ku dy persona kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një greminë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:10, kur automjeti me drejtues M. D., 45 vjeç, dhe pasagjer B. H., 50 vjeç, doli nga rruga dhe u rrëzua në humnerë.
Fatkeqësisht, të dy personat kanë ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.


