Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Paqja fiskale/ Rama: Fshijmë detyrimet e papaguara të bizneseve mbi 10 vite

    November 7, 2025
    Paqja fiskale/ Rama: Fshijmë detyrimet e papaguara të bizneseve mbi 10 vite
    Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026. Rama bën me dije se paqja fiskale parashikon rritjen e bashkëpunimit midis administratës tatimore dhe biznesit.

    Sipas kreut të qeverisë do të fshihet të gjitha detyrimet e regjistruara në llogaritë e subjekteve. Por sipas tij nga kjo përjashtohen borxhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe do të falen vetëm kamatëvonesat.

    “Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të bëhet, procesi do të realizohet në dy forma kryesore, së pari do të ofrohet falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.

    Si do të jetë kjo falje?

    “Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve. Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave. Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave. Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë. Do tu jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare. Do t’u jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vëtëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5% tatim mbi fitimin. Por nuk mbaron me kaq, si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen. Për një periudhë që shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm, krahasuar me vitin e kaluar, që do të thotë se ky fitim tatohet sipas ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë mbi këtë fitim tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe e shkruar e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program electoral.”- tha Rama./Radar.al

    Fshijmë detyrimet e papaguara Paqja fiskale rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.