Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Veprimtari përkujtimore për 7 tetorin 2023

    October 8, 2025
    Më një sërë aktivitetesh përkujtimore Gjermania përkujtoi viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Porta e Brandenburgut në Berlin e ndriçuar me fjalët "Kthejini në shtëpi tani".

    GJERMANI– Më një sërë aktivitetesh përkujtimore Gjermania përkujtoi viktimat e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Porta e Brandenburgut në Berlin u ndriçua me fjalët “Kthejini në shtëpi tani”.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi për rritjen e antisemitizmit në Gjermani që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe reagimit pasues izraelit, dhe u bëri thirrje gjermanëve të tregojnë solidaritet me bashkëqytetarët e tyre hebrenj.

    “Që nga 7 tetori 2023 kemi përjetuar një valë të re antisemitizmi që shfaqet në forma të vjetra dhe të reja: në mediat sociale, në universitete, në rrugët tona – gjithnjë e më të zhurmshme, gjithnjë e më të paturpshme dhe gjithnjë e më shpesh në formën e dhunës”, tha Merz.

    Sulmi i 7 tetorit 2023

    7 tetori i vitit 2023 e zuri Izraelin në befasi. Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe grupe të tjera terroriste çanë kufirin e blinduar të Gazës dhe nisën sulmin në Izrael, duke vrarë rreth 1200 vetë dhe duke marrë peng 251 të tjerë në territorin e vogël palestinez. Përjetimi i një dobësie të tillë çoi drejt një traume që ndihet ende në Izrael edhe sot.

    Sulmi izraelit në Gazë

    Një ditë më pas, në 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi sulmin në Gazë dhe dy vitet që pasuan ishin të tmerrshme për palestinezët në enklavë. Aksionet e ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66 mijë vetë – 80% prej të cilëve civilë – dhe kanë plagosur rreth 169 mijë të tjerë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila drejtohet nga Hamasi.

    Agjencitë ndërkombëtare besojnë se shifrat e vërteta të numrit të vdekjeve janë shumë herë më të larta./DW

    Berlin gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.