Personi që shihni në foto është Hajdar Ismajlgeci, 40 vjeç, i cili mbrëmjen e sotme humbi jetën pas një ngjarjeje të rëndë në Babrru, Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, Ismajlgeci është goditur me thikë pas një konflikti, duke pësuar plagë të rënda që i shkaktuan hemorragji fatale.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit dhe më pas është parë në një lokal rreth 300 metra larg.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë të vrasjes.


