TIRANË– Këngëtari i njohur shqiptar Stresi, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pas ngjarjes së rëndë në Pejë, ku u përfshi Noizy ndërsa dhunuan Medi Hyseni, një personazh i njohur në Tik Tok.
Stresi ende nuk është arrestuar, ndërsa Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në mesnatë në një klub në Shëngjin.
Reperi përmes një videomesazhi të postuar në InstaStory i drejtohet Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ndërsa më pas e ka fshirë videon.
“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç. Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua.”– ka thënë Sresi.


