Vangjel Tavo ka dhënë intervistën e tij të parë pas fitores së Bashkisë Himarë. Në një intervistë për Top Channel, Tavo ka folur rreth prioriteteve dhe punëve që duhen zgjidhur në tre vitet që e presin në detyrë.
Gjithashtu Tavo ka komentuar edhe kërkesën e ish-kryebashkiakut Fredi Belerit në lidhje me hapjen e një shkolle të mesme në gjuhën greke.
Elda Menga: Ndërkohë një shkrim pas fitores tuaj e ka bërë dhe Fredi Beleri nga burgu ku ka pasur disa kërkesa për ju, duke nisur nga më kryesorja dhënia e titujve të pronësisë, ngritja e një shkolle të mesme për minoritarët në Himarë dhe ngritja e një shkolle turizmi.
Vangjel Tavo: Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.
Elda Menga : Kur të uleni në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji?
Vangjel Tavo: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.
Kujtojmë se Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit “Bashkë Fitojmë’ në opozitë, Petro Gjikuria. Tavo numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%.


