Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, çelet kësti i 5-të për trashëgimtarët! Emrat e përfituesve

    August 29, 2025

    TIRANË– Ministria e Financave ka çelur procedurën për pagesën e këstit të pestë të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist, duke përfshirë këtë herë edhe trashëgimtarët jo parësorë.

    Urdhri i Ministrit të Financave, i datës 20 gusht 2025, përcakton hapjen e këtij kësti, i cili mbulon qindra familje në të gjithë vendin. Përfituesit janë të listuar në tabelën e mëposhtme dhe duhet të bëjnë gati dosjen me dokumentet për të tërhequr këstet takuese. Nëse nuk e bëjnë këtë herë, kanë të drejtë ta tërheqin në këstin e radhës, por gjithnjë jo më vonë se tre vjet. “Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit, nuk vazhdon më tej dhe kjo pjesë takuese kalon në buxhetin e shtetit. Në këtë rast rrethi i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë përgjegjëse për financat certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të radhës së dytë që nuk jeton. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare”, – nënvizohet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

    FONDI

    Gjatë katër kësteve të mëparshme janë shpërndarë rreth 4 miliardë lekë. Ky fond i konsiderueshëm është ndarë ndër më shumë se 9 mijë familje, duke shënuar një hap të prekshëm në përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj ish të përndjekurve politikë. Vlera e shpërndarë deri më tani nuk është thjesht një shumë monetare, por një tregues i vendosmërisë institucionale për të dhënë drejtësi financiare pas dekadash vonesash. Ndërsa për këstin e pestë, buxheti i parashikuar arrin në rreth 1 miliard lekë. Ky fond i veçantë do të kalojë në llogaritë bankare të trashëgimtarëve menjëherë pas dorëzimit të dokumentacionit të plotë. Përfshirja e trashëgimtarëve jo parësorë në këtë fazë ka rëndësi të veçantë, pasi hap rrugën për një qasje më gjithëpërfshirëse, ku çdo familje e prekur nga diktatura të marrë pjesën që i takon.

    Ministria ka sqaruar edhe mënyrën se si trashëgimtarët duhet të orientohen në procesin e verifikimit të dokumenteve. Në listën e publikuar në faqen e saj zyrtare, shenja “X” me ngjyrë të kuqe tregon se dokumentacioni mungon dhe duhet të dorëzohet, ndërsa me shkronjën “V” shënohen dosjet që janë të plota dhe nuk kërkojnë plotësime. Në të njëjtën mënyrë, “P” tregon se prokura është e rregullt, kurse shenja “XP” në të kuqe nënkupton se prokura e depozituar nuk është e vlefshme pasi nuk është origjinale, e noterizuar ose nuk përmbush kushtet ligjore për autorizimin e tërheqjes së dëmshpërblimit. Në udhëzimin zyrtar theksohet gjithashtu se trashëgimtarët duhet të sigurohen që numri personal i llogarisë bankare të jetë aktiv, përndryshe duhet hapur një llogari e re dhe t’i përcillet Ministrisë së Financave me të dhënat përkatëse.

    Në rastet kur ka ndryshime në gjeneralitetet e trashëgimtarëve, si emër apo mbiemër, është e detyrueshme që dosja të shoqërohet me certifikatën e re të lëshuar nga Gjendja Civile. Ky hap vjen si vijim i një procesi afatgjatë, i cili ka në qendër dëmshpërblimin e mijëra familjeve shqiptare që vuajtën pasojat e regjimit komunist. Me këstin e pestë, lista e përfituesve zgjerohet më tej, duke garantuar që çdo trashëgimtar i ligjshëm të mund të marrë pjesën që i takon, ndërsa afatet mbeten të hapura për tre vjet pas publikimit të emrit, për ata që nuk dorëzojnë menjëherë dokumentacionin e plotë.

    Ndryshime thelbësore në “Përputhen”/ Megi Pojani merr ‘frerët’ e emisionit. Roli i Neda Ballukut dhe opinionistët e rinj

    ish-të përndjekurit Ministria e Financave Urdhri i Ministrit të Financave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.