Një gomisteri në Shkozet të Durrësit, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarrfikësit mbërritën me katër automjete dhe kontrolluan zjarrin para se ai të përhapej në banesat dhe bizneset përreth.
Për shkak të rrezikut, policia devijoi trafikun në rrugët përreth, ndërsa disa zona përjetuan ndërprerje të energjisë elektrike. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar shkakun e zjarrit.


