Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U fsheh në pyll për të humbur gjurmët/ Si u identifikua autori që i vendosi tritol garazhit të Elvis Kosovës

    August 5, 2025

    Policia ka arritur të identifikojë autorin e vendosjes së lëndës shpërthyese në garazhin e shtetasit Ervis Kosova, falë pamjeve të sigurisë të mbledhura nga kamerat e zonës përreth. Ngjarja, e ndodhur më 24 korrik në rrugën “Peti” në Tiranë, ka qenë objekt i një hetimi intensiv nga grupi hetimor, i cili ka mundur të rindërtojë itinerarin e plotë të autorit pas vendosjes së tritolit.

    Sipas burimeve zyrtare, pas aktit kriminal, autori është futur në pyllin pranë Liqenit të Thatë, ku ka qëndruar për rreth 30 minuta, duke tentuar të shmangë ndjekjen dhe të humbasë gjurmët. Më pas, ai ka dalë në një rrugicë të afërt dhe është larguar nga zona.

    Hetimet zbuluan gjithashtu automjetin e përdorur nga autori Klodian Steli, i cili ishte marrë me qira në Fushë-Krujë. Identifikimi i mjetit dhe gjurmimi përmes kamerave të tjera të sigurisë ka çuar në evidentimin e personit të dyshuar, për të cilin ekziston dyshimi se është larguar nga territori i Shqipërisë po atë ditë që ndodhi shpërthimi.

    Policia po vijon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë përfshirë edhe persona të tjerë si bashkëpunëtorë. Autoritetet kanë konfirmuar se ndjekja penale është në vijim dhe se materialet janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Radar.al

    autori Elvis Kosova gjurmet klodian steli Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    June 10, 2026

    Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, policia heton pistën e vra*jes

    June 10, 2026

    “Euronews”: Në rrjet po qarkullojnë foto dhe video “fake” për Shqipërinë, Sazanin dhe Zvërnecin

    June 10, 2026

    Kontrolle të shtuara në Portin e Durrësit, sekuestrohen kokainë e dyshuar dhe gurë të çmuar

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.