Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rivlerësimi i pronave me tatim 5%, Ministria e Financave hedh për konsultim projektligjin

    July 24, 2025

    TIRANË- Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, që pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Projektligji parashikon që gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që, nga data 1 Janar 2026 deri në datën 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.

    Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat nuk janë procesuar brenda datës 30 shtator 2026, do të konsiderohen si objekt rivlerësimi, në rast se pagesa e tatimit për to bëhet deri në datë 31 dhjetor 2026.

    Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi propozohet të jetë sa 5% e bazës së tatueshme, e shprehur si diferenca mes vlerës së mëparshme të pronës dhe vlerës së re të saj, që do të dalë nga rivlerësimi.

    Rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

    Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

    Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të përllogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale në fuqi në momentin e vlerësimit, dhe vlerës së regjistruar të pasurisë ose vlerës së rivlerësuar sipas ligjeve të mëparshme të rivlerësimit dhe për të cilin është paguar tatimi. Çmimi minimal fiskal do të llogaritet sipas dispozitave të Udhëzimit të Përbashkët mes ministrisë përgjegjëse për financat dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nr. 34, datë 29.12.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme”. ASHK gjithashtu do të llogarisë vlerën e tatimit që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

    Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga ASHK, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt duhet të shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.

    Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në ASHK, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

    Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi do të llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

    Gjithashtu, personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda datës 30 shtator 2026, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.

    Diferenca ndërmjet vlerës që rezulton nga rivlerësimi, me vlerën kontabël të pasurisë, do të reflektohet në pasqyrat financiare të vitit 2026.

    Shkalla e tatimit edhe për personat juridikë, do të jetë sa 5% e diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

    Objekt i këtij ligji  do të jetë edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara. Megjithatë, procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për këtë kategori të pronave do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ka ngelur pezull prej më shumë se një viti. Në maj të vitit të kaluar, deputetja Blerina Gjylameti pati depozituar në Kuvend një projektligj, ku propozonte rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me një tatim prej 3%.

    Megjithatë, ky propozim nuk gjeti mbështetjen e qeverisë që vendosi se rivlerësimi do të bëhet me një tatim prej 5%, por vetëm pas miratimit të çmimeve të reja të referencës./MONITOR

    Agjensia Shtetërore e Kadastrës Ministria e Financave Rivlerësimi i pronave me tatim 5%
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.