Një rast i ri i trafikimit të emigrantëve u regjistrua sot në Qafë Botë, ku një autobus i linjës drejt Greqisë u bllokua nga autoritetet greke, pasi në brendësi të tij u zbulua një emigrant i paligjshëm që po përpiqej të kalonte kufirin jashtë rrugëve ligjore.
Mjeti rezulton në pronësi të Shpëtim Ahmetit dhe u sekuestrua menjëherë nga autoritetet kufitare greke, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin dhe personat përgjegjës për në komisariat.
Sipas njoftimit zyrtar, dosja hetimore është përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit dhe i është referuar Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë. Autoritetet janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për një rast të organizuar të trafikimit të emigrantëve.
Ndërkohë, agjencia transportuese dhe stafi i përfshirë pritet të përballen me akuza penale, në varësi të përgjegjësive dhe provave që do të dalin nga hetimi.


