Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rinumërimi i votave në Fier zbulon tjetërsim të votave mes PS dhe PD, si kanë ndryshuar shifrat e kandidatëve për deputetë

    July 1, 2025
    "Nis nesër rinumërimi i 2323 kutive"/ Celibashi: Çdo veprim i procesit do të transmetohet drejtpërdrejt online

    Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit nuk duket se do të ndryshojë rezultatet për mandatet e deputetëve nga zgjedhjet e 11 majit. Kutitë u hapën pas kërkesës së Nismës Shqipëria Bëhet, që ngriti pretendime për një mandat të fituar nga PS, konkretisht atë të Zegjine Çaushit.

    Nga rinumërimi rezulton se Partia Socialiste ka fituar rreth 15 vota shtesë, ndërsa Partia Demokratike ka humbur rreth 107 vota nga 428 kuti të rinumëruara nga 587 në total. Por më shumë se humbja ose fitimi i votave, bie në sy tjetërsimi i votave brenda kandidatëve të të njëjtës parti.

    Zv.ministri i Energjitikës, Ceno Klosi, rezulton të ketë deri tani 921 vota më shumë në procesverbale sesa kanë rezultuar në kutitë e votimit. Dy kandidatët e tjerë socialistë, Klevis Jahaj dhe Antoneta Dhimes, kanë humbur respektivisht 454 dhe 92 vota, që mendohet se janë kaluar te Klosi. Po ashtu, edhe Zegjine Çaushit i janë tjetërsuar 63 vota.

    Nga ana e Partisë Demokratike, Silva Hasaj ka humbur rreth 670 vota, duke rezultuar me më pak vota në rinumërim sesa në procesverbal. Ndërkohë, Gentian Çela ka 215 vota më shumë se në kuti, dhe Ajet Gurguri 92 vota më shumë, që besohet të jenë tjetërsuar nga demokratë të tjerë.

    Me pak kuti të mbetura për rinumërim, mbetet e paqartë nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë ndjekjen ndaj komisionerëve që kanë shifra të ndryshme të votave të kandidatëve, si në rastin e Ceno Klosit.

    Fier kandidatet PD rinumerimi votat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.