Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vr*sja në Paskuqan, autori dyshohet se qëlloi 10 herë ndaj 27-vjeçarit dhe tentoi të vriste edhe një person tjetër

    Qipro dhe Franca forcojnë bashkëpunimin ushtarak, nënshkruhet marrëveshja për praninë e forcave franceze në ishull

    Sulm me thikë pranë Madison Square Garden, gjashtë të plagosur në New York

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Enriketa Papa/ 27 Qershori-Përkujtimi i Dëbimit dhe Masakrave ndaj Çamëve

    June 28, 2025
    Enriketa Papa/ 27 Qershori-Përkujtimi i Dëbimit dhe Masakrave ndaj Çamëve

    Çështja Çame ka qenë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo çështje lindi pas zhvendosjes me forcë dhe dhunë të komunitetit mysliman shqiptar që jetonte në Çamëri, në veriun e sotëm të Greqisë, drejt territorit shqiptar. Të akuzuar për bashkëpunim me pushtuesit fashistë, shumë çamë u detyruan të braktisin shtëpitë dhe pronat e tyre.

    Gjatë dëbimit, mijëra prej tyre u vranë, u masakruan apo u dhunuan nga forcat greke, veçanërisht nga trupat e udhëhequra nga gjenerali Napoleon Zerva, komandant i organizatës nacionaliste greke ΕΔΕΣ (Lidhja Republikane Kombëtare Greke). Gorcat e EDES ndërmorën një fushatë të gjerë spastrimi etnik në Çamëri, duke djegur fshatra, kryer masakra dhe duke terrorizuar popullsinë civile. Në shumë raste, burrat çamë ekzekutoheshin publikisht, gratë dhe fëmijët dhunoheshin, dhe të mbijetuarit detyroheshin të kalonin kufirin për në Shqipëri.

    Pas përfundimit të luftës, kryesisht çamët që kishin bashkëpunuar me forcat italiane u larguan drejt Shqipërisë, ndërsa ata që kishin luftuar përkrah Frontit Nacionalçlirimtar u përfshinë në Luftën Civile Greke në anën e forcave komuniste, kundër trupave të mbështetura nga shteti grek. Greqia vijoi përndjekjen ndaj tyre, duke i shpallur bashkëpunëtorë të pushtuesve dhe duke iu konfiskuar pronat nëpërmjet vendimeve të Gjykatave greke. Sipas autoriteteve greke, këto prona u rishpërndanë te refugjatët e krishterë, duke u mbështetur në Traktatin e Lozanës (1923).

    Nga ana tjetër, komuniteti çam dhe pasardhësit e tyre në Shqipëri e konsiderojnë dëbimin e vitit 1944 si një akt të pastër gjenocidi dhe kërkojnë njohjen e kësaj ngjarjeje si spastrim etnik, kthimin e pronave dhe një falje zyrtare nga shteti grek. Qeveritë greke, si ato të qendrës së majtë (PASOK), ashtu edhe të djathtës (Nea Demokratia), e kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e çështjes çame dhe kanë refuzuar të njohin dëmet e shkaktuara.
    Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, çështja Çame u rikthye në diskursin publik. Disa organizata çame u angazhuan për të kërkuar kompensim për pronat e humbura, si dhe për të ndërkombëtarizuar çështjen. Më 30 qershor 1994, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet vendimin për shpalljen e 27 qershorit si “Dita e Gjenocidit Çam”.

    Që nga viti 2007, komuniteti çam mblodhi fonde për ngritjen e memorialeve dhe ushtrimin e presionit mbi qeveritë shqiptare për përfshirjen e çështjes në axhendën dypalëshe me Greqinë. Më 19 qershor 2013 u përurua në Kllogjer, pranë Konispolit, afër kufirit greko-shqiptar një monument përkujtimor në nder të viktimave të dëbimit dhe masakrave. Prej asaj kohe, çdo vit më 27 qershor, komuniteti çam dhe mbështetësit e tyre mblidhen në këtë vend për të përkujtuar viktimat dhe për të bërë homazhe. Sipas të dhënave të komunitetit, rreth 2900 persona humbën jetën gjatë këtyre ngjarjeve tragjike.

    Në vitin 2016, përfshirja e çështjes Çame në diskutimet dypalëshe shkaktoi polemika diplomatike mes Athinës dhe Tiranës, por edhe mes Athinës dhe Komisionerit të BE, Johannes Hahn. Ky i fundit deklaroi se çështja po trajtohej si pjesë e një dialogu të gjerë mes dy vendeve, përfshirë edhe çështje të tjera si ajo e kufirit detar. Reagimi i Athinës ishte i ashpër, duke e akuzuar Hahn për njëanshmëri në favor të Shqipërisë.
    Pavarësisht refuzimit të Greqisë për të trajtuar këtë çështje, Çështja Çame mbetet një plagë e hapur për komunitetin shqiptar të Çamërisë dhe një pikë e ndjeshme në marrëdhëniet greko-shqiptar.

    27 Qershori-Përkujtimi i Dëbimit dhe Masakrave ndaj Çamëve Enriketa Papa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vr*sja në Paskuqan, autori dyshohet se qëlloi 10 herë ndaj 27-vjeçarit dhe tentoi të vriste edhe një person tjetër

    June 8, 2026

    Qipro dhe Franca forcojnë bashkëpunimin ushtarak, nënshkruhet marrëveshja për praninë e forcave franceze në ishull

    June 8, 2026

    Sulm me thikë pranë Madison Square Garden, gjashtë të plagosur në New York

    June 8, 2026

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.