Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Noka-maxhorancës: Opozita nuk është shtojcë e juaja

    June 26, 2025
    Noka-maxhorancës: Opozita nuk është shtojcë e juaja
    Flamur Noka

    TIRANË-Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend i është drejtuar socialistëve duke i thënë se opozita nuk është shtojcë e tyre, por ajo është për të përfaqësuar popullin që është kundër narkoshtetit.

    “Mos mendoni e opozita këtu në Kuvend është një shtojcë formale e juaja dhe ju të silleni me të si të doni, mos mendoni se jeni ulur atje dhe keni çdo të drejte mbi opozitës…Ne këtu jemi për të përfaqësuar popullin opozitar që është kundër narkoshtetit, kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe hajdutërisë suaj.”– tha Noka.

    Ndërkohë më tej ai shtoi se opozita në Kuvend po flet për një nga kërcenimet nga më serioze që mund t’i kanose një demokracisë dhe një vendi, kërcënimi nga narkoshteti.

    FJALA E NOKËS: 

    Mos mendoni e opozita këtu në Kuvend është një shtojcë formale e juaja dhe ju të silleni me të si të doni, mos mendoni se jeni ulur atje dhe keni çdo të drejte mbi opozitës. Ne këtu nuk mblidhemi thjeshtë për të miratuar apo kundërshtuar ligjet e këtij vendi, ne këtu jemi për të përfaqësuar popullin opozitar që është kundër narkoshtetit, kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe hajdutërisë suaj.

    Ne këtu jemi për të folur sot për një kërcenim nga më seriozët që mund t’i kanose një demokracisë dhe një veni, nga kërcënimi më i madh që nga diktatura, nga kërcënimi që po i bën Shqipërisë  narkoshteti.

    Në këtë vend që jetojmë ne, shteti në vend që t’ju shërbej qytetarëve, ai merret gjithë kohës për t’i frikësuar, nënshtruar dhe terrorizuar. Krimi i organizuar është bërë pjesë integrale e sistemit të qeverisjes, zgjedhje pas zgjedhjesh, që nga zgjedhjet e pjesshme të Korçës, kemi pare sesi grupet kriminale mobilizohen në funksion të votave dhe të fitores së PS…

    Për turpin tuaj, në shtator këtu në Parlament, do të jenë 28 përfaqësues jo të popullit, jo të shqiptarëve por të karteleve dhe organizatave kriminale. Dhe të gjitha këto, u bënë me garanci dhe porosi politike nga Ramaduro. Rama nuk ka asnjë shans të përballet me votën dhe të fitojë, ndaj shteti u kthye në shtet elektoral, policia u kthe në polici politike, SKAP-i në një detashment i blerjes, vjedhjes së votave, nuk ka asnjë hetim për krimin elektoral, sepse të gjithë u bënë bashkë./Radar.al

    Matura Shtetërore 2025/ Publikohen notat e provimit të Matematikës

    Flamur Noka Seance plenare 26 qershor 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.