TIRANË– SPAK ka lexuar pretencën në dosjen “Sterilizimi” duke kërkuar dënimin me burg për 3 të pandehur.
Për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg.
Nëse dënohen përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 6.8 vite burg. Ndërsa për ish-drejtoreshën juridike në Ministrinë e Shëndetësisë u kërkua 3.6 vite burg. Nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojnë pas hekurave 2.4 vite burg.
Pretenca e SPAK:
Klodian Rjepaj 10 vjet burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vjet e 8 muaj
Ilir Rrapaj 10 vjet burg/ nga gjykimi i shkurtuar 6 vjet 8 muaj
Marsela Serjanaj 3 vjet 6 muaj / nga gjykimi i shkurtuar 2 vjet 4 muaj.
Arben Gjata 1 vit e 4 muaj, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i pezullohet dhe i konvertohet në 3 vite shërbim prove
Në 2 vite shërbim prove i konvertohet edhe Genc Byrazerit dhe Naile Ajazit./Radar.al


