ELBASAN– “Blutë” e Elbasanit kanë gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezulton të jetë i humbur.
4-vjeçari është shprehur se i ati i tij quhet Flamur ndërsa nëna Vera. Më pas ai u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.
Deri në këto momente, nuk është paraqitur asnjë person dhe nuk është marrë asnjë telefonatë në polici për humbjen e fëmijës. Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve me qëllim identifikimin dhe njoftimin e prindërve të fëmijës në foto.

Kushdo që ka informacion mbi fëmijën ose mund të ndihmojë në identifikimin e të afërmve të tij, lutet të kontaktojë menjëherë me Drejtorinë Vendore të Policisë
Elbasan./Radar.alhttps://radar.al/njeri-nuk-u-permend-fare-tjetri-bertiti-dhe-humbi-ndjenjat-flet-deshmitari-okular-nga-aksidenti-i-rende-ne-tirane/?fbclid=IwY2xjawLIvphleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFPUDkxVHE5S3ZtSmxPRWVYAR6GSNIax7F18HTOr0-f7qZLSynwwhC_gEukFpxuYELqmi0GUjHaRRT7WkCipw_aem_9x480Fr0nSjIXPNueVtQMA


