Gjatë procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Elbasanit janë evidentuar disa parregullsi që ngjallin shqetësim. Konkretisht, janë konstatuar 15 fletë votimi që mbanin vetëm një vulë, ndryshe nga sa kërkohet në rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas së cilës çdo fletë duhet të jetë e vulosur dy herë për të qenë e vlefshme.
Përveç këtij problemi, është verifikuar edhe mospërputhje mes numrit të fletëve të papërdorura dhe atyre të votuara, duke rezultuar më shumë fletë votimi sesa numri real i votuesve.
Pas këtyre gjetjeve, pritet që Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) të marrë vendimin përfundimtar lidhur me dy Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) në këtë qark.


