Ditën e sotme, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e dyshuar vrasjes së 65-vjeçarit Selim Velsula mbrëmjen e 11 qershorit në Klos, Hazbi Velsula.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 31-vjeçari ka kyçur gojën para togave të zeza, ndërsa ka kërkuar praninë e mbrojtjes së tij.
Ditën e sotme rreth orës 15 e 30 minuta Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të mbajtur në arrest me burg Hazbi Velsulën deri në përfundim të hetimeve.
Kujtojmë se pasditen e 11 qershorit, 65-vjeçari Selim Velsula u gjet i pajetë nga një bashkëfshatar i tij pak metra larg banesës.
Ai u konstatua me plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës.
Vetëm pak orë pas krimit, policia arriti të arrestojë 31-vjeçarin Hazbi Velsula në Allias të Tiranës si autor të vetëm të dyshuar të vrasjes së 65-vjeçarit.
LEXO EDHE:
Strategjia e “këputjes së kokës”. Çfarë i shkaktoi sulmet e ashpra të Izraelit ndaj Iranit
Grupi për shpërndarjen e ndihmave në Gazë ka dështuar në misionin e tij
“Covid nuk iku asnjëherë nga jeta jonë”. Shpërthen varianti i ri në mbarë botën


