Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e rëndë në Klos, ku 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me thikë kushëririn e tij Selim Velsula.
Zenel Velsula, një nga personat e parë që arriti menjëherë pranë viktimës në momentin e ngjarjes, ka zbuluar detaje nga ngjarja.
Zeneli zbulon vendin ku është gjetur trupi i viktimës, ndërsa 6 metra më tutje është gjetur telefoni i tij.
“Viktima ishte njeri shumë i mirë nuk kishte konflikte me askënd, as me autorin”, ka rrëfyer ai.
Ndërkohë ai ka ngritur dyshime se autori mund të jetë goditur përveçse me thikë, edhe me dru, të marra nga një gardh aty pranë.
Më tej ai ka theksuar se vëllai i viktimës ka qenë rreth 500 metra larg vendngjarjes, por për shkak të terrneit të thyer, nuk ka arritur të shohë apo dëgjojë asgjë.
LEXO EDHE:
Martini u vr* dy herë! Avokati: Publikimi i videos ka ndikuar në procesin gjyqësor
Pamjet e momentit të vr*sjes së Martin Canit, gazetari zbulon arsyen se përse e publikoi


