Një incident i pazakontë ndodhi gjatë një konference për shtyp të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ku senatori demokrat i Kalifornisë, Alex Padilla, u përball me ndërhyrje të dhunshme nga agjentët federalë.
Padilla, i cili ndodhej në sallë për të ndjekur deklaratat e Noem mbi imigracionin dhe protestat në Los Angeles, tentoi të bëjë një pyetje, por u ndalua menjëherë nga agjentët. Pamjet video tregojnë momentin kur ai shtrihet përtokë dhe i vihen prangat, teksa nxirret jashtë konferencës.
“Isha aty në paqe. Kur u shfaq një pyetje në mendjen time, fillova të flas. Papritur, u nxorra me forcë nga salla. Më urdhëruan të shtrihesha dhe më vunë prangat. Nuk u arrestova. Nuk u ndalova,” deklaroi Padilla për mediat.
Zëdhënësi i senatorit e cilësoi reagimin si i pajustifikuar dhe i paprecedentë, duke theksuar se ai kishte të drejtë të fliste, sidomos si përfaqësues i zgjedhur i popullit.
Nga ana tjetër, Sekretarja Noem nuk e ndërpreu konferencën, por më vonë u shpreh se do të “diskutojë privatisht me senatorin për ngjarjen”.
Në një reagim zyrtar në rrjetin X (ish-Twitter), Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) i cilësoi veprimet e Padilla-s si “teatër politik”. Sipas DHS, ai nuk u identifikua si senator dhe agjentët e Shërbimit Sekret “dyshuan se ishte një kërcënim i mundshëm dhe vepruan në përputhje me protokollet”.
Ngjarja ka hapur debat për sigurinë në evente zyrtare, si dhe për trajtimin e figurave të zgjedhura në situata të tensionuara. Nuk ka ende njoftim nëse do të ndërmerret hetim i brendshëm për incidentin.
BREAKING: California Democratic Senator @AlexPadilla4CA just crashed DHS Secretary Noem’s press conference in LA and was forcibly removed. pic.twitter.com/Q2sUWiImAM
— Bill Melugin (@BillMelugin_) June 12, 2025


