Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt “pushtojnë” bregdetin, apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 mln euro

    Aksident i rëndë në Milot, humb jetën këmbësori

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Trump: Nuk dua luftë qytetare

    June 10, 2025

    Do të ketë shkallëzim të ri? Administrata e Trump po urdhëron dërgimin e trupave shtesë të Gardës Kombëtare e për herë të parë edhe të marinsave në Kaliforni.

    Si reagim ndaj konfliktit në rritje me autoritetet lokale në Los Angeles, qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka vendosur dërgimin e trupave shtesë. Pasi një komandë rajonale përgjegjëse njoftoi për vendosjen e rreth 700 marinsave nga forcat e armatosura të rregullta në mbrëmje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi vetëm disa orë më vonë: “se me udhëzim të presidentit Ministria e Mbrojtjes mobilizon rreth 2000 pjesëtarë shtesë të Gardës Kombëtare kaliforniane.

    Trump justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare

    Trupat shtesë të Gardës Kombëtare do të dislokohen për të mbështetur Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe për t’u mundësuar oficerëve federalë të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. Marinsat do të dislokohen për të mbështetur forcat e Gardës Kombëtare tashmë të mobilizuara dhe për të mbrojtur personelin dhe pronën federale.

    Të hënën (09.06.) Trump bëri përgjegjës “agjitatorë profesionistë dhe kryengritës” për përplasjet në kuadër të demonstratave. Trump tha se “janë njerëz të këqinj, ata duhet të jenë në burg.” Më tej shtoi, se demonstruesit pështynë para ushtarëve. Nëse do të vazhdonin kështu, do të “goditeshin më fort se kurrë më parë”. Një mungesë respekti e tillë nuk do të tolerohet, tha Trump. Më vonë presidenti amerikan u tërhoq dhe tha vetëm, se nuk do ta quante “kryengritje, por mund të kishte çuar në një kryengritje.” Lidhur me pyetjen e një gazetari, Trump u përgjigj se “nuk dua luftë qytetare”. Aktualisht po zien edhe pak, po jo më aq shumë, u shpreh presidenti amerikan.

    REKLAMË

    Pse u mobilizuan ushtarët?

    Gjatë fundjavës, Presidenti i SHBA-së Trump kishte mobilizuar të paktën 2,000 trupa të Gardës Kombëtare – kundër dëshirave të Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom. Vendosja e Marinës si një ushtri e rregullt brenda vendit përfaqëson një përshkallëzim serioz të protestave kundër veprimeve të autoritetit amerikan të imigracionit ICE në zonën e Los Angeles.

    Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Detyra e ushtarëve është të stërviten për operacione ushtarake dhe luftë, dhe jo për detyra policore si kontrolli i protestave në qytetet e brendshme amerikane. Prandaj vendosja e ushtarëve kundër rezistencës së guvernatorit shiet si një shfaqje shumë e pazakontë e pushtetit nga qeveria.

    Operacionet e shtuara nga autoritetet amerikane të imigracionit (ICE) shkaktuan protestat e para në zonën e Los Angeles në fund të javës së kaluar. Sipas autoriteteve, dhjetëra njerëz u arrestuan në këto kontrolle. Kritikët akuzojnë qeverinë amerikane për nxitje të qëllimshme të frikës me masa në dukje ushtarake./DW

    PAMJET/ Del për herë të parë video e vr*sjes së Martin Canit! Kush është personi i dytë që goditi 14-vjeçarin?

    “Një ditë vetëm me Jonin?” Nuk është Ledri, me kë po pushon Xhensila Myrtezaj në jug të Shqipërisë

    Administrata e Trump Kaliforni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt “pushtojnë” bregdetin, apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 mln euro

    April 19, 2026

    Aksident i rëndë në Milot, humb jetën këmbësori

    April 19, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    April 19, 2026

    Kthjellime dhe vranësira/Parashikimi i motit për sot, 19 Prill 2026

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.