TIRANË- Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. I gjithë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten të njëjta 11 gradë.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./Radar.al


