Një lajm i bujshëm është përhapur nga “Record”, që raporton se Zhoze Murinjo është në radarin e Real Madrid. Trajneri portugez pëlqehet si alternativë nga presidenti Perez dhe drejtuesit e tjerë.
Murinjo shikohet si pasuesi i duhur për trajnerin Arbeloa, që rezultoi dështim pas Alonsos. Dhe pse kishte tension në largimin e tij gjatë vitit 2013, sërish mendohet se do të ishte i hapur për një rikthim.
Reali ndërkohë po mbyll edicionin e dytë pa trofe. Dhe yjet e ekipit kanë zhgënjyer, duke qenë mjaft larg pritshmërive.
Murinjo i drejtonte madrilenët në 178 ndeshje. Asokohe humbi 23 takime, si edhe barazoi 28 të tjerë. Aktualisht drejton Benfikën, që është 7 pikë larg Portos së vendit të parë. Emra të tjerë të përfolur për stolin e Realit janë Klop dhe Alegri./PanoramaSport


