MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot–Rrëshen.
Bazuar në informacionet paraprake nga policia, rreth orës 21:30 një automjet, drejtuesi i të cilit nuk është identifikuar ende, ka përplasur një këmbësor, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia bën të ditur se grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Milot / Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Radar.al


