TIRANË– Në orët e para të kësaj të enjteje shtetasi G.L., 47 vjeç, punonjës i Gardës dyshohet se është vetvrarë me armën e shërbimit.
Bazuar në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno” në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Radar.al
Kokën e prerë dhe trupin e djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune në Itali
“Nuk po lënë fjalë të zeza pa thënë për Shqipërinë”/ Spiropali ironizon Berishën: Pelegrinazh absurd
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës / Bardhi: Duhet kuorumi minimal me 70 deputetë
Gabimi i Kuvendit?/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat! (FOTO)


